×
  • Lajme
  • Lajme / Slloveni

    Sveçla: Sulmi terrorist në Banjskë vazhdon të mbetet çështje e pazgjidhur, kryesitë e krimit ende të arratisur

    Reporteri
    28 Mars 2025 | 15:36

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se sulmi terrorist i Banjskës vazhdon të mbetet një çështje e pazgjidhur, meqë kryesit ende janë në arrati, shkruan Reporteri.net.

    Këtë deklaratë, Sveçla e ka bërë në forumin e ministrave të brendshëm në kuadër të procesit të BRDO’s në Slloveni, ku po qëndron me ftesë të homologut të tij Bostjan Poklular,.

    Sveçla ka thënë se në këtë forum ka përmendur edhe sulmin ndaj kanalit të ujit.

    “Po ashtu, vura në pah se vetëm në gjysmën e fundit të vitit 2024, në Kosovë kanë ndodhur 11 sulme që përfshijnë përdorimin e pajisjeve shpërthyese, përfshirë sulmet ndaj Stacionit të Policisë në Zveçan dhe ndërteses së Komunës, si dhe ndaj kanalit të ujit Ibër Lepenc në Zubin Potok, i cili furnizon Kosovën me 60 përqind të ujit të pijshëm”, ka deklaruar Sveçla.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!