×
  • Lajme
  • Lajme

    KEK njofton se do t’i shesë rrymë KEDS-it dhe KOSTT-it me çmim të njëjtë edhe për një vit, tarifat s’i kanë ndryshuar nga viti 2019

    Reporteri
    28 Mars 2025 | 20:05

    Korporata Energjetike e Kosovës ka aprovuar tarifat me të cilat kapacitetet e KEK-ut do t’u ofrohen partnerëve afaristë, KEDS/KESCO dhe KOSTT për periudhën e ardhshme tarifore, që do të fillojë më 1 Prill 2025 dhe do të përfundojë më 31 Mars 2026.

    Në njoftim bëhet e ditur se tarifat e aprovuara për këtë periudhë për KESCO – shërbimi universal: 29.50 € për MW/h, për KEDS – humbjet në rrjete: 36.00 € për MW/h, për KOSTT – humbjet në transmission: 36.00 € për MW/h.

    Në njoftim thuhet edhe se KEK është kontribuesi kryesor në sigurimin e çmimit më të ulët të mundshëm të energjisë elektrike në rajon, dhe se, tarifat e këtij prodhuesi kanë mbetur të pandryshuara që nga viti 2019.

    Njoftimi:

    Njoftim për Miratimin e Tarifave për Periudhën 2025-2026 nga Bordi i Drejtorëve të KEK

    Në mbledhjen e rregullt të Bordit të Drejtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK sh.a.), mbajtur sot, janë aprovuar tarifat me të cilat kapacitetet e KEK-ut do t’u ofrohen partnerëve afaristë, KEDS/KESCO dhe KOSTT për periudhën e ardhshme tarifore, që do të fillojë më 1 Prill 2025 dhe do të përfundojë më 31 Mars 2026.

    Tarifat e aprovuara për këtë periudhë janë si vijon:

    • Për KESCO – shërbimi universal: 29.50 € për MW/h

    • Për KEDS – humbjet në rrjete: 36.00 € për MW/h

    • Për KOSTT – humbjet në transmission: 36.00 € për MW/h

    Vlen të theksohet se tarifat e prodhuesit KEK kanë mbetur të pandryshuara që nga viti 2019. KEK vazhdon të mbetet kontribuesi kryesor në sigurimin e çmimit më të ulët të mundshëm të energjisë elektrike në rajon dhe më gjerë, pavarësisht vështirësive të prodhimit, investimeve kapitale në mirëmbajtjen e teknologjisë, si dhe sfidave të tjera që KEK ka hasur gjatë periudhës së pandemisë dhe krizës globale energjetike që ka pasuar pas luftës në Ukrainë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!