×
  • Lajme
  • Lajme / Në ora 11:00

    Festa e Fitër Bajramit, myftiu Tërnava sot mban konferencë për media

    Reporteri
    29 Mars 2025 | 8:16

    Me rastin e festës së Fitër Bajramit, Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, sot do të mbajë konferencë për media.

    Nga ora 11:00, i pari i BIK-ut do t’i drejtohet qytetarëve të Kosovës me një mesazh urimi.

    Disa ditë më parë, Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka njoftuar opinionin e gjerë se muaji i madhëruar Ramazan përfundon ditën e shtunë, më 29 mars 2025, kurse dita e parë e festës së Fitër Bajramit është të dielën.

    “Manifestimi qendror për festën e Fitër Bajramit për Republikën e Kosovës mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë. Manifestimi fillon në orën 05:41, me faljen e namazit të sabahut, të cilit do t’i prijë Hetem ef. Sopjani, pas të cilit do të jetë ligjërata tematike kushtuar kësaj feste nga Agim ef. Hyseni – anëtar i Kryesisë së BI-së së Kosovës”, është thënë në njoftimin e BIK-ut. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!