Ditën e shtunë nuk mungojnë intervale me diell, megjithëse të shkurta. Vranësirat dominojnë më shumë qiellin mbi vend, e orëve të pasdites dhe mbrëmjes priten zhvillime të rrebesheve të shiut, që shoqërohen me ndonjë bubullimë.
Fryn erë e lehtë dhe mesatare nga lindja e verilindja, 2-5m/s. Temperaturat minimale zbresin deri në 5C e 6C, e maksimalet shkojnë deri në 15C e 16C.
Mot jostabil parashihet edhe ditëve vijuese nga e diela. Vranësirat mbesin më dominuese mbi vend, megjithëse nuk mungojnë intervale me diell, por të shkurta. Kohë pas kohe priten reshje të dobëta shiu, kryesisht lokale. Temperaturat maksimale pësojnë rënie deri në 9C e 10C, ditën e hënë dhe të martë. Minimalet luhaten ndërmjet 5C e 8C. Nga e hëna frynë erëra më të theksuara veriore e verilindore, 5-15m/s.
Pas të reshurave të shumta, ndotësit ajror do të jenë në koncentrime më të ulëta ditëve të fundjavës. Indeksi i cilësisë së ajrit qëndron më shumë në vlera të pranueshme dhe të mira, me ngjyrë të gjelbër.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.