×
  • Lajme
  • Lajme / Kronikë

    Digjet një shtëpi në Rahovec, vdes e moshuara 85-vjeçare

    Reporteri
    29 Mars 2025 | 17:59

    Policia e Kosovës përmes një komunikate për media kanë bërë të ditur se sot, rreth orës 14:55 në fshatin Hoçë e Madhe në Rahovec, një shtëpi ishte përfshirë nga zjarri.

    Pasi kanë dalë në vendin e ngjarjes bashkë me zjarrfikësit dhe pas lokalizimit të zjarrit, Policia tregon brenda shtëpisë është gjetur pa shenja jete një grua e moshës rreth 85 vjeçe, shtetase e Kosovës, pjesë e komunitetit serb.

    “Ekipi mjekësorë në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e saj”, thuhet në njoftimin e Policisë.

    Policia tregon se ga hetimet e para të zhvilluara, ekzaminimet e kryera në vendin e ngjarjes si dhe dëshmive tjera të siguruara, dyshohet se deri tek vdekja e viktimës ka ardhur si pasojë e zjarrit të shkaktuar në mënyrë aksidentale nga stufa me të cilën ajo ngrohej.

    “Mirëpo, shkaktari zyrtar i vdekjes do të vërtetohet vetëm pas ekzaminimit mjeko ligjor, gjë e cila është urdhëruar nga prokurori i shtetit, me vendimin e të cilit është iniciuar edhe rast “incident zjarri” dhe “hetim i vdekjes”, përfundon njoftimi./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!