×
  • Lajme
  • Lajme / Afatet ligjore

    Edhe dy ditë kohë për zyrtarët publikë që ta deklarojnë pasurinë

    Reporteri
    29 Mars 2025 | 22:41

    Brenda 29 ditëve mbi 7 mijë e 900 zyrtarë publik e kanë deklaruar pasurinë nga mbi 11 mijë sa janë të obliguar të kryejnë këtë proces.

    Megjithatë edhe mbi 3 mijë zyrtarë publikë kanë kohë vetëm edhe 48 orë për të deklaruar pasurinë e tyre.

    Nga Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit, thonë se ky zakon që obligimi të përmbushet në ditët e fundit duhet të ndryshoj sepse po sjell vështirësi.

    “Krahasuar me vitin e kaluar trendi është i ngjashme pra shumica e zyrtarëve publik e lënë në ditën e fundit për të kryer obligimin e vet…”, deklaroi drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, Yll Buleshkaj.

    E sipas Buleshkajt, të dhënat e atyre që e deklaruan pasurinë do të jenë publike qysh në javën e parë të muajin të ardhshëm.

    Por masa më të rrepta ndaj atyre që nuk e kryejnë këtë obligim po kërkojnë nga Instituti i Kosovës për Drejtësi.

    Deklarimi i pasurisë bëhet çdo vit duke nisur nga 1 deri më 31 mars.

    Ndërkaq në deklarimin e pasurisë për vitin e shkuar asnjë zyrtar publik nuk mbeti pa e deklaruar pasurinë, përveç 96 prej tyre që e deklaruan me disa ditë vonesë./atv

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!