×
  • Lajme
  • Lajme / Fitër Bajrami

    Falet namazi i Fitër Bajramit, manifestimi qendror po mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë

    Reporteri
    30 Mars 2025 | 8:01

    Besimtarët muslimanë në Kosovë dhe në mbarë botën, sot festojnë Fitër Bajramin, një ditë e shënuar që pason përfundimin e muajit të shenjtë të Ramazanit.

    Manifestimi qendror për festën e Fitër Bajramit në Kosovë, si çdo vit, edhe kësaj here po mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.

    Manifestimi filloi në orën 05:41, me faljen e namazit të sabahut, ndërkaq besimtarët muslimanë e falën namazin e Fitër Bajrami sot në orën 06:59.

    Me rastin e festës së Fitër Bajramit, Kryesia e BIK-ut, si tradicionalisht organizon pritje urimi në selinë e Kryesisë.

    Festimet gjithashtu shoqërohen me aktivitete të ndryshme shoqërore, ku vlera e solidaritetit dhe ndihmës ndaj atyre që kanë nevojë është e theksuar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!