Fabrika e njohur e dyshekëve në Kosovë, Comodita, pjesë e Devolli Corporation, ka zgjedhur festën e Bajramit për ta shprehur mirënjohjen e saj të thellë ndaj klientëve besnikë që e kanë shoqëruar gjatë rrugëtimit të saj.
Me një histori të pasur dhe një reputacion si një nga prodhuesit më të mëdhenj të dyshekëve në rajon dhe më gjerë, Comodita vazhdon të jetë sinonim i cilësisë dhe rehatisë për mijëra e mijëra familje.
Në prag të festës së Bajramit, kompania ka dërguar një mesazh urimi për të gjithë ata që zgjedhin produktet e saj:
“Të dashur klientë tanë, ju jeni arsyeja që ne zgjohemi çdo ditë me pasion për të krijuar rehati për shtëpitë tuaja. Në këtë Bajram, urojmë që shtëpitë tuaja të mbushen me gëzim, paqe dhe dashuri, të shoqëruara nga gjumi i qetë që dyshekët tanë ju ofrojnë. Gëzuar Bajramin nga të gjithë ne te Comodita!”.
Ky urim vjen në një moment kur Comodita feston jo vetëm festën, por edhe rritjen e saj të vazhdueshme në tregun vendor dhe ndërkombëtar. Me një rrjet të gjerë dyqanesh dhe eksporte në Evropë e Amerikë, kompania mbetet e përkushtuar për të sjellë cilësi dhe inovacion.
“Ne jemi krenarë që jemi pjesë e çdo familjeje kosovare dhe urojmë që ky Bajram të sjellë momente të paharrueshme për të gjithë ju,” nënvizohet në urim.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.