×
  • Lajme
  • Lajme / Festa e Fitër Bajramit

    Krasniqi: Urojmë që festat tjera t’i festojmë bashkë me krerët e UÇK-së që janë në Hagë

    Reporteri
    30 Mars 2025 | 12:12

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi me rastin e festës së Fitër Bajramit ka bërë thirrje që vlerat e këtij muaji të na përcjellin edhe në 11 muajtë tjerë të këtij viti, pasi ato janë të domosdoshme për shoqërinë.

    I pari i PDK së gjithashtu ka uruar që festat tjera në Kosovë të festohen së bashku edhe me krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që ndodhen në Hagë.

    “Shpresojmë që këto vlera të vazhdojnë edhe në 11 muajtë tjerë sepse janë të rëndësishme dhe të domosdoshme për shoqërinë tonë dhe po ashtu si në çdo festë tjetër shfrytëzoj rastin që prej këtu tua urojmë festën e Bajramit miqve tanë, udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, themeluesve të saj, të cilët janë në Hagë, duke uruar që bajramet e ardhshme dhe festat tjera t’i festojmë bashkërisht këtu në Kosovë”, tha Krasniqi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!