×
  • Lajme
  • Lajme / Detajet

    Një person gjendet i vdekur te Ferronikeli

    Reporteri
    30 Mars 2025 | 19:20

    Mëngjesin e sotëm nga mediat u raportua se një person është gjetur i vdekur në Kompleksin Industrial Ferronikeli në Drenas.

    Lidhur me këtë rast janë deklaruar nga kjo kompani.

    Në deklaratën e dhënë, NewCo Ferronikeli thotë se i ndjeri ishte punëtor i sigurimit fizik, kompanisë të kontraktuar për shërbime të sigurisë.

    “Lidhur me interesimin tuaj, ju konfirmojmë se sot një punëtor i kompanisë së sigurimit fizik që është e kontraktuar nga NewCo Ferronikeli për shërbime të sigurisë, pas perfundimit të orarit të punës në dalje e sipër nga kompleksi, ka ndërruar jetë”.

    “Vdekja dyshohet të ketë qenë natyrore si pasojë e një komplikimi akut shëndetësor. Ekipi kujdestar mjekësor i kompanisë sonë ndërhyri menjëherë për ndihmë emergjente, por, për fat të keq, i ndjeri ishte pa shenja jete”, kanë deklaruar nga kjo kompani për KlanKosova.

    “Kompania jonë ka informuar organet kompetente për rastin, të cilat kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. NewCo Ferronikeli shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, kolegët dhe bashkëpunëtorët e tij në kompaninë ku shërbente”, kanë thënë tutje nga kompania.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!