×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Provimet me pagesë, shqiptarët të dytët pas serbëve

    Reporteri
    27 Shtator 2019 | 14:03

    Korrupsioni në arsim është prezent në të gjitha vendet e Evropës Juglindore, sipas studimit të realizuar nga fondacioni gjerman “Friedrich Ebert” për 2018-2019, por perceptimi më i lartë shënohet në Serbi, i ndjekur më pas nga Shqipëria.


    77% e të rinjve shqiptarë deklarojnë se në universitete ka raste të studentëve që blejnë provimet apo paguajnë për kalimin e vitit akademik, 80% e të rinjve në Serbi, ndërsa në Kosovë 62% e më pak i përhapur ky fenomen është në Kroaci me 49% .

    “Po kam dëgjuar, 700 euro per provim … te shkencat, politekniku. Janë raste individuale, ka që nuk frekuentojnë dhe marrin notë”, shprehen studentët.

    E vendin e parë Shqipëria e mban për moskryerjen e praktikës apo intershipeve gjatë edukimit të tyre, me vetëm 21% e të rinjve të moshës 16-27. Edhe nëse janë bërë pjesë e stazheve, të rinjtë shqiptarë janë të pakënaqur me cilësinë e tyre; pasi nuk ju shërben për t’u punësuar.

    Top Channel

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!