Policia në Ferizaj ka gjobitur me 300 euro, 3 pikë negative në patent-shofer dhe masën e pezullimit të lejes së drejtimit për 6 muaj një 19-vjeçari që kishte tejkaluar shpejtësinë, shkruan Reporteri.net.
Në njoftimin e Policisë thuhet se i njëjti në rrugën “Rexhep Bislimi” po drejtonte një veturë VË Golf me targa vendore dhe në një zonë me kufizim shpejtësie prej 40 km/h, ka lëvizur me 92 km/h.
“Policia apelon te të gjithë shoferët që të respektojnë rregullat dhe shenjat e trafikut për sigurinë e tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në trafik. Qytetarët mund të raportojnë çdo shkelje të trafikut përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë” ose duke kontaktuar numrat e emergjencës: 192, 0290/326-250, 0290/322-406. Të gjitha raportimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë”, thuhet në njoftim./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.