Shtrenjtimi i tarifave të rrymës për 15 për qind u paralajmërua se do të ndodh nga sot, më 1 prill.
Por, kjo ende nuk ka ndodhur, pasi që vendimi pritet të merret më 11 prill.
Kështu ka deklaruar për Klankosova.tv kryetari i Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, Ymer Fejzullahu.
“Jo, ende nuk është marrë vendimi. Në fuqi mbesin tarifat ekzistuese. Vendimi pritet të merret më 11 prill. Varësisht se si vendos bordi, ato mund të hyjnë në fuqi retroaktivisht nga 1 prilli ose nga 1 maji, kur është edhe periudha e faturimit, pasi që s’ka kuptim që kjo të bëhet në gjysmë të muajit”, tha Fejzullahu.
“Aktualisht jemi duke i shqyrtuar komentet e dërguara nga institucionet dhe të tjerët. Kemi deklaruar se shqyrtimi do të zgjas deri në dy javë, por shqyrtimi mund të zgjas edhe më shumë”, deklaroi ai.
Rritja e çmimit të rrymës, ka ngjallur reagime të mëdha dhe pakënaqësi tek qytetarët dhe bizneset.
Lidhur me këtë, më 5 prill është paralajmëruar edhe një protestë në Prishtinë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.