×
  • Lajme
  • Lajme

    Komunikimet në grupin e LDK-së në “Viber”, Pacolli: “Qu Ibrahim e kshyr çka ti kanë ba partisë”

    Reporteri
    01 Prill 2025 | 10:54

    Deputetja e ardhshme e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli ka reaguar publikimit të komunikimeve të brendshme të LDK-së nga Gazeta Online Reporteri.net, mes anëtarëve të Kryesisë së kësaj partie, ku flitet për një “skemë të organizuar kriminale” lidhur me votat e diasporës.

    Pacolli e VV-së në reagimin e saj ka përmendur ish-presidentin historik, Ibrahim Rugova, duke thënë se LDK thirren në emër të tij, ndërsa në anën tjetër organizojnë këto skema për vjedhje të votave.

    “Qu Ibrahim e kshyr çka ti kanë ba partisë. Nga Lidhja Demokratike e Kosovës e kthyen në parti të skemave të organizuara kriminale. Thirru në emrin e Rugovës e organizo skema kriminale për vjedhje të votave. Me kaq e pat LDK”, ka shkruar ajo në Facebook.

    Gazeta online Reporteri.net të hënën publikoi komunikimet e brendshme të anëtarëve të kryesisë qendrore të LDK-së, më 2 mars 2025, këtë herë në grupin në “Viber” ku pjesë e tij është edhe kryetari Lumir Abdixhiku.

    Ish-shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, në këtë komunikim po këmbëngulte se ka pasur vjedhje të votave dhe insistonte që skemës, që sipas tij u orkestrua nga disa bashkëpartiakë, t’i vihet emri “skemë kriminale”.

    “Faktet po ulërasin o Kujtim. Ti duhet me u pajtu me shqetësimin, për krimin qe ka ndodhë”, shkruante Arben Gashi në grupin në “Viber” të kryesisë qendrore të LDK-së.

    “Asnjë manipulim nuk është i tolerueshëm”, i përgjigjej Kujtim Shala. “Për të gjitha”, vazhdonte numri 2 i listës zgjedhore të LDK-së.

    “Kujtë qitja emrin… skemë e organizuar kriminale” – përplasja në “Viber” mes Shalës e Gashit për votat e diasporës

    “Kujtim, qitja emrin, nuk është manipulim, është skemë e organizuar kriminale. Pa e identifiku sakt problemin nuk mundemi me e shpëtu partinë”, insistonte Arben Gashi në mesazhin në grupin në Viber të kryesisë së LDK-së, të cilin e ka siguruar gazeta online Reporteri.net.

    “Ok dajë, e identifikojmë dhe e adresojmë si duhet. Jemi ne, por kemi edhe institucione që merren me gjëra të tilla”, reagoi sërish Shala.

    Me “Ok.”e mbyll diskutimin më të Arben Gashi.

    “Skemë kriminale”, gjendjen me votat me postë brenda listës zgjedhore të LDK-së e kishte emërtuar edhe anëtari tjetër i kryesisë Shkëmb Manaj. Një mesazh të tij që akuzonte partinë për vjedhje të votave, të cilin Manaj e kishte dërguar në grupin e brendshëm të Kryesisë në “WhatsApp” e ka nxjerrë në publik gazeta online Reporteri.net, të premten e javës që shkoi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!