Ambasada Amerikane në Kosovë ka njoftuar për ekstradimin në SHBA të Ardit Kutleshi dhe Jetmir Kutleshi, të cilët ishin arrestuar vitin e kaluar për përfshirje në krime kibernetike dhe mashtrim.
Në njoftim bëhet e ditur se të dyshuarit do të përballen me drejtësinë në SHBA, shkruan gazeta online Reporteri.net.
“Ne e vlerësojmë shumë bashkëpunimin e vazhdueshëm të autoriteteve kosovare për të ndihmuar qeverinë e SHBA-së në këtë rast, gjë që forcon përpjekjet tona të përbashkëta për të mbajtur të sigurt Kosovën dhe Shtetet e Bashkuara”, thuhet në njoftim.
Ardit Kutleshi, 26 vjeç dhe Jetmir Kutleshi, 28, të dy administratorë të Rydox, ishin arrestuar vitin e kaluar.
Sipas aktakuzës, tregu Rydox ka kryer mbi 7600 shitje të informacionit personal të identifikueshëm (PII), pajisjeve të vjedhura të aksesit dhe mjeteve të krimit kibernetik, të cilat kanë gjeneruar të paktën 230,000 dollarë të ardhura që nga fillimi i tij në shkurt 2016 ose rreth kësaj. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.