Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se ka emëruar Samir Shahinin si Drejtor të ri të Arsimit në Kryeqytet, shkruan Reporteri.net.
Rama ka thënë se Shahini ka mbi një dekadë përvojë në menaxhimin e arsimit dhe zhvillimin e politikave edukative.
“ Angazhimi i tij është fokusuar në promovimin e cilësisë në arsim. Ndër vite ka kontribuar në projekte edukative dhe sociale, duke punuar me organizata ndërkombëtare dhe vendore. Përvoja e tij në trajnime, analizë të politikave arsimore dhe ndërtimin e strategjive të zhvillimit e bëjnë atë një kuadër të përgatitur për përmirësimin e arsimit në kryeqytet. Vizioni dhe angazhimi i tij janë në harmoni me synimet tona për ngritjen e cilësisë në shkolla dhe zgjerimin e reformës të mësimit tërëditor”, ka shkruar Rama.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.