×
  • Lajme
  • Lajme

    Dy të mitur ndalohen për sulm seksual në Ferizaj

    Reporteri
    01 Prill 2025 | 19:26

    Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore, në koordinim me Policinë e Kosovës, ka ndaluar dy të mitur nën dyshimin për sulm seksual.

    Në njoftim thuhet se Prokurori i Shtetit ndaj të dyshuarve ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit pranë Gjykatës Themelore në Ferizaj.

    Dy të miturit dyshohen për veprën penale “Sulmi seksual” sipas nenit 229 paragrafi 6 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!