×
  • Lajme
  • Lajme / Flasin nga Prokuroria

    Ndalohet shoferi që goditi me veturë 27-vjeçaren në Pejë

    Reporteri
    01 Prill 2025 | 21:31

    Një aksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Qyshk të Pejës, ku një këmbësore rreth 27 vjeçare është goditur nga një automjet.

    Lidhur me rastin është ndaluar personi u dyshuar, konfirmoi Shkodran Nikçi, zëdhënës në Prokurorinë Themelore të Pejës.

    “Prokurori i shtetit bashkë me Inspektoratin Policor ka dalë në vend të ngjarjes. Lidhur me këtë rast janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore. Personi i dyshuar me urdhër të Prokurorit të shtetit është ndaluar për 48 orë për veprën penale Rrezikimi i Trafikut Publik”, tha Nikçi për Express.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!