Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka deklaruar se PDK-ja ka realizuar disa takime formale me partitë tjera të bllokut opozitar, përfshirë takime në nivel kryetarësh dhe në nivele të tjera.
Megjithatë, ajo theksoi se partitë opozitare janë të ndara dhe ruajnë subjektivitetin e tyre, duke pasur dallime në tempo dhe dinamikë, pavarësisht objektivave strategjikë të përbashkët.
Çitaku theksoi se bisedimet janë në fazat e hershme dhe nuk mund të flitet për ndonjë bashkëpunim të konsoliduar ende.
”Ka pasur takime formale, mes PDK-së dhe paritve tjera të bllokut opozitar nuk ka qenë një takim, por disa takime edhe në nivel të kryetarëve të partive, por edhe në nivele të tjera. Partitë opozitare janë të ndara dhe kanë subjektivitetin e tyre ndonse ne mund te kemi obejktivin e njëjte strategjik, po mund të dallojmë edhe në tempo dhe dinamikë. PDK ka pasur takime janë në fazë të hershme të bisedimeve dhe nuk mund të thuhet se ka ndonjë bashkëpunim”, tha Çitaku në RTV 21.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.