×
  • Lajme
  • Lajme / Vizita në Kosovë

    Kurti me Sekretarin e Jashtëm britanik foli për sulmin terrorist në Banjskë: Milan Radoiçiq duhet të ekstradohet në Kosovë

    Reporteri
    02 Prill 2025 | 8:28

    Kryeministri Albin Kurti tek ka falënderuar Sekretarin britanik për Punë të Jashtme, David Lammy, për mbështetjen britanike për Kosovë, ka theksuar bashkëpunimin e institucioneve ndërshtetërore, ndërsa ka veçuar atë mes institucioneve të mbrojtjes dhe sigurisë.

    Kurti me një pjesë të kabinetit qeveritar pritën Lammyn të martën në darkë. Bashkë me Lammyn ishte edhe e dërguara e posaçme britanike për Ballkanin Perëndimor, Karen Pierce.

    “Kryeministri i uroi mirëseardhjen në Kosovë dhe e falënderoi Sekretarin e Shtetit dhe Mbretërinë e Bashkuar për kontributin dhe mbështetjen gjatë etapave të shtetndërtimit dhe miqësinë e partneritetin e ngushtë mes dy vendeve tona. Duke vlerësuar bashkëpunimin dhe marrëdhëniet e fuqishme të Kosovës me Mbretërinë e Bashkuar, kryeministri veçoi edhe atë mes FSK-së dhe institucioneve britanike të mbrojtjes dhe sigurisë”, thuhet në një komunikatë të Qeverisë.

    Kurti në takim bëhet e ditur se ka folur për zhvillimin ekonomik, sundimin e ligjit, investimet në mbrojtje dhe objektivat e Kosovës për anëtarësim në NATO, Bashkim Evropian e Këshill të Evropës.

    Në takim, kryeministri Kurti e Lammy kanë diskutuar edhe për situatën aktuale në rajon e gjepolitike në Evropë.

    “Kryeministri Kurti theksoi faktin që ende nuk ka drejtësi dhe llogaridhënie për sulmin terrorist në Banjskë, teksa Millan Radoiçiq endet i lirë dhe i mbrojtur nga aparati shtetëror serb. Shtoi se ai duhet të ekstradohet në Kosovë ku do të ballafaqohej me një gjykim të drejtë për veprat e tij”, përfundon komunikata.

    Lammy gjatë ditës së sotme do të takohet edhe me presidenten Vjosa Osmani.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!