×
  • Lajme
  • Lajme / Konferenca

    Takimi me Lammy, Osmani propozon marrëveshje për thellimin e bashkëpunimit në mbrojtje dhe ekonomi mes dy vendeve

    Reporteri
    02 Prill 2025 | 9:42
    Foto: Ekonomia Online
    Foto: Ekonomia Online

    Presidentja Vjosa Osmani është deklaruar para gazetarëve pas takimit që zhvilloi me Sekretarin e Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy, i cili arriti mbrëmë në Kosovë.

    Osmani ka bërë me dije se ka propozuar marrëveshje për thellimin e bashkëpunimit strategjik mes dy vendeve, që do të mbulonte fushën e mbrojtjes dhe ekonomisë, shkruan Reporteri.net.

    Ajo deklaroi se vizita e Lammy është dëshmi e marrëdhënieve të shkëlqyera mes Mbretërisë së Bashkuara dhe Kosovës, një aleance që është e ndërtuar mbi vlerat e përbashkëta të demokracisë, lirisë dhe paqes.

    “Përkushstimi i Mbretërisë së Bashkuar ka qenë i jashtëzakonshëm dhe i pandërprerë.  Kam kënaqësinë ta përmend se sot e kam bërë propozimin për lidhjen e marrëveshjes për thellimin e bashkëpunimit strategjik që në vecanti do të mbulojë fushën e mbrojtjes dhe ekonomisë.  Sot kemi diskutuar gjerë e gjatë për thellimin e bashkëpunimit tonë strategjik”, deklaroi Osmani.

    Osmani tha se janë të përkushtuar që kjo marrëveshje të nënshkruhet sa më parë të jetë e mundur.

    “E vlerësoj shumë faktin që e keni mirëpritur këtë bashkëpunim. Jemi të përkushtuar ta vazhdojmë bashkëpunimin ndërmjet iinstitucioneve tona për ta propozuar këtë marrëveshje ,për ti dhënë formën e duhur dhe ta nënshkruajmë sa më parë qe të jetë e mundur”, tha ajo para gazetarëve./Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!