×
  • Lajme
  • Lajme / Afatet kushtetuese

    Osmani bën thirrje për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e shpejtë të Qeverisë: Globi nuk na pret, s’përzihem në çështjen e koalicioneve

    Reporteri
    02 Prill 2025 | 11:16

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë thirrje për konstituimin e shpejtë të Kuvendit dhe formimin e Qeverisë brenda afateve kushtetuese.

    Osmani ka thënë se zhvillimet globale nuk e presin Kosovën.

    “Ju po i shihni zhvillimet gjeopolitike, globi nuk na pret neve. Është me rëndësi që sa më parë të kemi konstituimin e Kuvendit dhe formimin e një qeverie brenda afateve. Kosova ka shumë punë për të bërë”, tha Osmani.

    Ajo po ashtu tha se nuk përzihet në çështjen e koalicioneve. Osmani tha se në të kaluarën ka pasur presidentë që janë përzier në çështje të koalicioneve, por shtoi se këto janë çështje partiake.

    “Siç e dini, si presidente nuk kam të drejtë vote dhe megjithëse në të kaluarën ka pasur raste kur presidentë janë përzier në çështje të koalicioneve, unë i konsideroj ato çështje partiake dhe si të sipas Kushtetutës, nuk janë detyrë e imja. Jam  besimplotë që institucionet përkatëse, në këtë rast  deputetët do të japin maksimumin për të siguruar që seanca të jetë e suksesshme”, ka shtuar Osmani.

    Presidentja Osmani ka caktuar 15 prillin, si datë për seancën konstituive e Kuvendit të Kosovës.

    Lajmin e ka konfirmuar Presidenca e Kosovës ditën e djeshme.

    “Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në përputhje me autorizimet kushtetuese dhe afatet ligjore, ka thirrur mbledhjen e parë të Legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës për datën 15 prill 2025”,  u tha në njoftim./Reporteri.net/

    10 hapat deri në konstituimin e Kuvendit

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!