Prokuroria Themelore e Prishtinës ka mohuar që është hapur ndonjë grup tjetër me përmbajtje si të grupit “Albkings”.
Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se Prokurori i Shtetit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës gjatë gjithë fazës së hetimit, por edhe pas ngritjes së aktit akuzues ka përcjell me kujdes dhe trajtuar me vëmendje çdo informacion mbi mundësinë e rihapjes së këtij grupi apo grupeve tjera me përmbajtje të ngjashme, informacione këto të cilat pas verifikimit kanë rezultuar të pavërteta.
Ndryshe, grupi “Albkings” është mbyllur në maj 2024, teksa ka pasur edhe arrestime e aktakuzë për këtë rast.
Ky grup funksiononte në rrjetin social “Telegram”, ku shpërndaheshin fotografi e numra të telefonave, me qëllim shqetësimin e ngacmimin seksual./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.