×
  • Lajme
  • Lajme / Ora 14:30

    Vrasja e policit në Kaçanik, Prokuroria në Ferizaj thërret konferencë për media

    Reporteri
    02 Prill 2025 | 12:46

    Prokuroria Themelore në Ferizaj ka thirrur konferencë për media për vrasjen e policit Muhamed Lika në Kaçanik pasditen e djeshme, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Sipas njoftimit të kësaj prokurorie, konferenca do të mbahet sot në ora 14:30.

    “Ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Ferizaj, do të mbajë sot konferencë për media për rastin e vrasjes së policit në Kaçanik. Pjesëmarrës në këtë konferencë do të jenë Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, z.Burim Çerkini, prokurori i çështjes z.Ismet Rrahmani, si dhe përfaqësues nga Policia e Kosovës. Konferenca do të mbahet nga ora 14:30, në objektin e Prokurorisë Themelore në Ferizaj, kati i dytë, salla e takimeve nr. 315”, thuhet në njoftim.

    Rreshteri Lika u vra mbrëmë derisa po hynte në banesën e tij.

    Për rastin s’ka ende asnjë person të arrestuar.

    “Më 01.04.2025, rreth orës 23:00, kemi pranuar një informacion se një person është plagosur dhe gjendet në gjendje të rëndë në hyrje të ndërtesës së tij, në rrugën “Idriz Seferi” në Kaçanik. Viktima është një pjesëtar i Policisë së Kosovës Në vendngjarje, përveç njësive policore, ka dalë edhe ekipi i emergjencës së Kaçanikut, të cilët e kanë transportuar në Qendrën e Mjekësisë në Kaçanik. Si pasojë e plagëve të marra pjesëtari i Policisë ka ndërruar jetë, kjo është konstatuar nga mjekët në këtë qendër”, deklaruan mbrëmë nga policia.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!