×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot varroset polici që vra mbrëmë në Kaçanik

    Reporteri
    02 Prill 2025 | 12:45

    Rreshteri Muhamed Lika do të varroset sot pas ikindisë në varrezat e veteranëve.

    Ai u vra mbrëmë derisa po hynte në banesën e tij.

    Policia nuk ka njoftuar akoma nëse ka arrestuar ndonjë person.

    Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli tha për gazetën online Reporteri.net se po punojnë intensivisht për zbardhjen e rastit.

    Veseli po ashtu shtoi se ende nuk dihen motivet e kësaj vepre të rëndë.

    Rasti ndodhi mbrëmë rreth orës 23:00.

    Rrethanat tjera të vdekjes janë akoma të paqarta.

    “Më 01.04.2025, rreth orës 23:00, kemi pranuar një informacion se një person është plagosur dhe gjendet në gjendje të rëndë në hyrje të ndërtesës së tij, në rrugën “Idriz Seferi” në Kaçanik. Viktima është një pjesëtar i Policisë së Kosovës Në vendngjarje, përveç njësive policore, ka dalë edhe ekipi i emergjencës së Kaçanikut, të cilët e kanë transportuar në Qendrën e Mjekësisë në Kaçanik. Si pasojë e plagëve të marra pjesëtari i Policisë ka ndërruar jetë, kjo është konstatuar nga mjekët në këtë qendër”, deklaruan mbrëmë nga policia./Reporteri.net/

     

    Sindikata reagon për vrasjen e policit në Kaçanik: Atentat ndaj shtetit të Kosovës

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!