×
  • Lajme
  • Lajme / Moszbatimi i urdhërit

    “Më dënojnë mua nganjëherë por mos u mërzitni ju”, Kurti indirekt pranon se është gjobitur me 250 euro nga Gjykata

    Reporteri
    02 Prill 2025 | 16:40

    Paraditen e së mërkurës në media u raportua se Kryeministri Albin Kurti është gjobitur me 250 euro nga Gjykata Themelore e Prishtinës për moszbatimin e urdhërit për intervistim në Prokurorinë Speciale lidhur me skandalin për rezervat shtetërore, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Ani pse s’pati një konfirmim nga Gjykata në pyetjen dërguar nga Gazeta Online Reporteri.net, Kryeministri Kurti tërthorazi ka pranuar se është gjobitur.

    “Më dënojnë mua nganjëherë por mos u mërzitni ju”, tha Kurti.

    Gjykata e Prishtinës përmes një vendimi kishte urdhëruar Kryeministrin Albin Kurti që të paraqitej për intervistim në Prokurorinë Speciale për intervistim.

    Paraprakisht ai kishte pasur dy thirrje nga Prokuroria Speciale e Kosovës, e të cilat ishin shpërfillur nga ana e tij.

    Qeveria e Kosovës pranoi ftesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për intervistim të Kurtit më 12 dhjetor. Zëdhënësi i qeveriës, Përparim Kryeziu e kishte cilësuar ftesën si tentim ndikimi në rezultatin e zgjedhjeve 2025.

    Në thirrjen e Prokurorisë Speciale thuhej se Kryeministri Kurti duhet të paraqitet për intervistim të hënën e 16 dhjetorit në ora 09:30. Mirëpo, ai nuk u paraqit për intervistim. Madje ka kërkuar nga Prokuroria që ta intervistojë në zyrën e tij, e kishte ofruar edhe dy data për këtë.

    Kurti, i ftuar në cilësinë e dëshmitarit, do të intervisohet për skandalin me Rezervat Shtetërore dhe se vepra penale për të cilën është ftuar hynë tek ato të korrupsionit zyrtar, saktësisht Neni 414 “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!