Banorët e Ferizajt janë ankuar për mungesë të ujit të pijshëm për tri ditë radhazi.
Me një njoftim për mungesë e ujit të pijshëm ka dalë dje KRU Bifurkacioni ShA.
Ata kanë thënë se si pasojë e reshjeve të vazhdueshme të shiut ditëve të fundit është ngritur niveli i turbiditetit të ujit, e kjo ka ndikuar që të bllokohet edhe ujëmbledhësi i Lumit të Madh dhe gjatë kësaj kohe nuk ka pasur prodhim maksimal të ujit Për pasojë, thekson njoftimi ka pasur mungesë të ujit të pijshëm në disa pjesë të qytetit.
“Të nderuar konsumatorë ju njoftojmë se, si pasojë e reshjeve të vazhdueshme të shiut ditëve të fundit është ngritur niveli i turbiditetit të ujit, kjo ka ndikuar që të bllokohet edhe ujëmbledhësi i Lumit të Madh dhe gjatë kësaj kohe nuk ka pasur prodhim maksimal të ujit, e gjithë kjo mund të rezultojë me mungesë të furnizimit me ujë të pijshëm në disa pjesë të qytetit. KRU “Bifurkacioni” bën thirrje të gjithë konsumatorëve, që ujin e pijes ta përdorin në mënyrë sa më racionale, sidomos në këtë kohë që kemi problem me trajtim të ujit në prodhim. Ekipet tona janë duke bërë përpjekje maksimale që furnizimi me ujë të pijes të kthehet në normalitet”, bëhet e ditur në njoftim.
Reshje shiu në vendin tonë janë paralajmëruar edhe në ditët në vijim. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.