Kryetarja e Unionit Socialdemokrat (SDU), Duda Balje, është deklaruar pas takimit që ka pasur sot me Kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, i cili është në kërkim të votave, për të siguruar edhe një mandat tjetër në krye të ekzekutivit.
E pyetur nëse do ta votojë Qeverinë Kurti 3, Balje tha se në takimin e sotëm vetëm ka paraqitur kërkesat që kanë, por se nuk ka dhënë asnjë konfirmim për këtë çështje, e as nuk ka marrë ndonjë të tillë për kërkesat e paraqitura, shkruan Reporteri.net.
“Sot na kemi pas takimin e parë edhe në fakt unë dola para kryeministrit me kërkesat që ne si boshnjakë kemi. Nuk kemi marrë asnjë konfirmim dhe nuk kemi jap asnjë konfirmim, dmth është takimi i parë tash për tash jemi në fazën e bisedimeve, kurgjë më tej”, deklaroi Balje.
Ajo foli edhe për kërkesat që shtroi te Kurti.
“Për kërkesa unë fola disa herë, është Komuna e boshnjakëve, është reforma në arsim edhe dmth tretmani i barabartë me krejt deputetët brenda Kuvendit”, tha Balje.
Kushtet e njëjta tha se janë edhe për partitë opozitare, me të cilat konfirmoi se ka pasur bisedime.
“Po, edhe kemi fol. Na jemi edhe pjesë e Kuvendit. Kemi drejt me fol me secilin, pra secila parti e shqiptarëve që ka 51 vota, edhe na si deputetë jemi këtu”, deklaroi Balje./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.