Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka takuar edhe deputetin e zgjedhur nga komuniteti goran, Adem Hoxha, në kuadër të “takimeve konsultative” me përfaqësues politikë të komuniteteve joshumicë për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë.
Zyra e Kryeministrit nuk tregoi nëse Kurti ka marrë mbështetje nga Hoxha për formimin e Qeverisë.
“Në takim u theksua rëndësia e seancës konstituive të Kuvendit të datës 15 prill në procesin e formimit të institucioneve të legjislaturës së 9-të dhe roli e angazhimi i partive politike në parlament për të përfaqësuar dhe përmbushur vullnetin e qytetarëve të shprehur me 9 shkurt”.
Kurti sot gjatë ditës ka takuar disa deputetë të zgjedhur nga komuniteti joshumicë, por jo nga të gjithë ka marrë konfirmimet se do t’ia japin votën për krijimin e qeverisë. Megjithatë, takimet u paralajmërua se do të vazhdojnë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.