Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, tha se partia është e gatshme të shqyrtojë pjesëmarrjen në takimet e paralajmëruara, por nuk e konsideron Glauk Konjufcën si thirrës legjitim të tyre në këtë fazë.
Haziri tha se takimet politike duhet të kenë format dhe agjendë të qartë, duke shtuar se nuk është e qartë nëse Konjufca po flet si nënkryetar i Vetëvendosjes apo si kryetar i Kuvendit.
“Në nivelin e takimeve definohet agjenda, formati, nevoja e takimit – gjithçka duhet me u ditë saktë para se me shku. LDK-ja do ta shqyrtojë seriozisht këtë çështje, sikur çdo çështje tjetër”, tha Haziri.
Ai vlerësoi se është paradoksale që Konjufca kërkon takim me opozitën, ndërkohë që Kurti takon liderët e minoriteteve në zyrat e Qeverisë.
“Qysh kryetari i LDK-së duhet me shku në takim që e thërret nënkryetari i Vetëvendosjes, kur kryetari i Vetëvendosjes e takon Adem Hoxhën në zyrë të Qeverisë? Respekt për partinë e goranëve, por formati duhet me qenë i qartë,” u shpreh Haziri ne Atv.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.