Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë arrestuar një shtetas turk, i dyshuar për keqpërdorimin e kartelave bankare dhe çeqeve të rreme.
Ai dyshohet se ka përdorur kartela bankare të huaja dhe POS terminale të bankave vendore për të përfituar kundërligjshëm, me datë 03.04.2025.
Shtetasi turk është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit, pas arrestimit.
“Si rezultat i angazhimeve të njësive policore lidhur me rastin me datë 03.04.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Turqisë. Me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.