×
  • Lajme
  • Lajme / Njoftimi

    Policia arreston në shtëpinë e tij 19-vjeçarin e dyshuar për dhunim në Ferizaj, e dërgon në vuajtje të dënimit prej dy vjetësh burg

    Reporteri
    04 Prill 2025 | 13:09

    Policia e Kosovës ka arrestuar një 19-vjeçar që ishte në kërkim si i dyshuar për dhunim, dhe një 18-vjeçar që ishte në kërkim për grabitje.

    Përmes një njoftimi drejtuar mediave, Policia ka bërë me dije se i dyshuari për dhunim është arrestuar në shtëpinë e tij dhe se pas arrestimit është dërguar në vuajtje të dënimit prej dy vitesh, shkruan Reporteri.net.

    Edhe i dyshuari për grabitje është dërguar po ashtu për vuajtje të dënimit prej një viti.

    “Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj do të vazhdojë zbatimin e urdhëresave të gjykatave për kapjen e personave të cilët nuk i janë përgjigjur thirrjeve ligjore. Ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë për identifikimin dhe kapjen e personave të kërkuar nga organet e drejtësisë”, thuhet në njoftim./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!