×
  • Lajme
  • Lajme / Detajet

    Një 26 vjeçar ngacmohet seksualisht nga një tjetër burrë në Prishtinë, i ofroi para për seks

    Reporteri
    04 Prill 2025 | 17:58

    Një burrë 26 vjeçar është ngacmuar sot seksualisht në afërsi të Stacionit të Autobusëve në Prishtinë.

    Burime të gazetës online Reporteri.net bëjnë të ditur se ngacmuesi i kishte ofruar viktimë, para në këmbim të seksit.

    I riu lidhur me rastin e ka lajmëruar Policinë e cila ka dalë në vendin e ngjarjes. Ai ka deklaruar se një burrë i panjohur, i është ofruar teksa ai po dilte nga stacioni i është ofruar dhe ka kërkuar nga ai marrëdhënie seksuale dhe i ka ofruar para.

    I riu i ka thënë Policisë se pasi ishte ngacmuar ka filluar të ikën me vrap por ishte përcjell nga burri që po i kërkonte marrëdhënie seksuale.

    Prokurori i rastit ka urdhëruar të rasti të iniciohet si “Ngacmim”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!