Bjeshkët e Rugovës konsiderohen si një nga atraksionet më të mira turistike malore në Kosovë.
Por, bukuritë e jashtëzakonshme, me shumë atraksione natyrore, nuk po vizitohen shumë nga turistët.
E kjo për shkak të mungesës së investimeve dhe rrugëve të pa mirëmbajtura. Teleferiku ka dy vite që nuk punon.
Kryetari i Pejës, Gazmend Muahxheri fajëson Qeverinë, Ministrinë e Infrastrukturës për lënien anash të kësaj pjese.
Ai për gazetën online Reporteri.net, ka thënë se në rruga Kuqishtë-Pejë, që është rrugë magjistrale dhe është në kompetencën e Ministrisë së Infrastrukturës, nuk është investuar qe shtatë vjet.
“Qe shtatë vjet nuk është investuar në mirëmbajten e kësaj rruge.”, tha ai.
Kryetari ka thënë se kanë bërë këresa disa herë në ministri.
“Janë shty herë njëra palë, herë pala tjetër kanë thënë qe po dalim. Asnjë investim nuk është bërë.”, tha ai.
Kryetari i Pejës ka treguar edhe se Komuna po planifikon një taksë prej një euro për turistët.
Muhaxheri tha se komuna ka bërë investime, por Qeveria jo.
E asamblisti i AAK-së, Naim Bytyqi ka thënë se është shumë shqetësuese mungesa e turistëve.
Ai tha se një prej shkaqeve që turistët nuk e vizitojnë atë pjesë është mungesa e teleferikut.
“Shumë puëntorë kanë mbetur pa punë. Është një zonë e boshatisur.”, tha Bytyqi.
Kurse, Jeton Abazaj, ish-drejtori I Financave në Komunën e Pejës thotë se komuna ka investuar viteve të kaluara në Rugovë.
“Aktualisht nuk është gjendje e mirë e Rugovës. Ka disa faktorë që ndiukojnë në këtë aspekt. Nuk është I gjithë faji te Komuna, faj ka edhe niveli qendror. Një factor I rëndësishëm është edhe rruga Pejë-Kuqishtë që është mjaft e dëmtuar, nuk po mirëmbahet. Kanë shkuar katër vite dhe kanë qenë disa intervenime simbolike. Ky është faktori dhe arysyeja e parë që njerëzit hezitojnë të vijnë në Rugovë.”, tha Abazaj.
Arsye tjetër sipas Abazajt është edhe rruga që lidh me Malin e Zi.
“Kryeministri Kurti e ka pasur premtim në fushatë se do të hapet kjo rrygë. Mirëpo kjo rrugë vazhdon të jetë e mbyllur tash e 26 vite.”m tha ai.
Abazaj po ashtu tha se edhe teleferiku nuk punon qe dy vite.
“Komuna ka filluar një rregullore për vendosjen e një takes për turistët. Për mendimin tim kjo od të ndikojë negativisht që njerëzit të mos vijnë.”, tha ai.