×
  • Lajme
  • Lajme

    Në Petrovë të Shtimes gjendet një mjet shpërthyes, FSK e KFOR-i amerikan e tërhoqën pa incidente

    Reporteri
    05 Prill 2025 | 8:57

    Një mjet i dyshimtë shpërthyes është gjetur në një lagje në Petrovë të Shtimes.

    Për këtë policinë e informoi një burrë nga fshati, ndërsa në vend të ngjarjes ka dalë njësiti për deminim i FSK-së dhe KFOR-i amerikan, të cilët kanë tërhequr mjetin pa shkaktuar incidente.

    “Fsh. Petrovë, Shtime 04.04.2025 – 15:22. Një mashkull kosovar, ka raportuar se në lagje në fushë ka vërejtur një mjetë të dyshuar shpërthyes. Njësit përkatës policor ka siguruar vendin e ngjarjes derisa njësiti për deminim i FSK-së dhe KFOR-it amerikan kanë bërë tërheqjen e mjetit pa incidente”, njoftoi policia në raportin 24-orësh. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!