Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar heroin Naser Brahimaj – Bardheci, për të cilin thotë se ishte ndër luftëtarët më të vendosur të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe nismëtar i rrugës së lirisë, shkruan Reporteri.net.
Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka shkruar se liria jonë u bë realitet falë gjakut të bijve më të mirë të kombit, të cilët me guxim iu përgjigjën thirrjes për lirinë e Atdheut.
Postimi i tij:
Liria jonë u bë realitet falë gjakut të bijve më të mirë të kombit, të cilët me guxim iu përgjigjën thirrjes për lirinë e Atdheut. Sot përulemi me nderim e krenari para figurës së heroit Naser Brahimaj – Bardheci, një ndër luftëtarët më të vendosur të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe nismëtar i rrugës së lirisë.
Në përvjetorin e rënies, nderojmë bashkëluftëtarët e tij të idealit: Qazim Shala, Asllan Batusha dhe Arsim Rama, burra të cilët në emër të lirisë dhanë gjithçka.
Heroizmi i tyre është themeli mbi të cilin u ndërtua liria jonë. Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit!
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.