Ish-kongresisti dhe ish-kreu i Ligës Shqiptaro-Amerikane, Joe DioGuardi, ka dhuruar bibliotekën e tij personale për Bibliotekën Presidenciale “Ibrahim Rugova”.
Njoftimi është bërë nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i cili e ka cilësuar këtë akt si të jashtëzakonshëm.
Rama ka thënë se me këtë veprim DioGuardi dëshmoi edhe një herë se përkushtimi dhe dashuria për shqiptarët nuk është një periudhë kalimtare, por një angazhim i vazhdueshëm.
Postimi i plotë:
Me një ndjenjë të thellë mirënjohjeje, shpreh falënderimet më të sinqerta ndaj Z. Joe DioGuardi për gatishmërinë e tij për të dhuruar bibliotekën e tij personale për Bibliotekën Presidenciale “Ibrahim Rugova”
Ky akt i jashtëzakonshëm është vazhdim i angazhimit të tij të palodhur për çështjen shqiptare dhe përkushtimit të tij në mbështetje të popullit shqiptarë
Falënderojmë Z. DioGuardi për këtë veprim të veçantë. Ai edhe njëherë dëshmoj se përkushtimi dhe dashuria për shqiptarët nuk është një periudhë kalimtare, por një angazhim i vazhdueshëm, që shkon përtej kufijve dhe kohëve.
Kjo trashigimi do të mbetet gjithmonë në zemrat dhe kujtesën e popullit shqiptar.
Përjetësisht mirënjohës
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.