Ministri i Drejtësisë i Shqipërisë, Ulsi Manja ka qenë mysafir në familjen e heronjve Fehmi e Xhevë Lladrovcit.
Ai ishte mysafir në familjen e Ramiz Lladrovcit së bashku me shumë burra që dhanë kontribut të pashquar për Kosovën si pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Manja përmes një postimi në Facebook ka thënë se këtë mikpritje nuk do ta harrojë kurrë dhe se shkronjat e arta të UÇK-së bashkojnë burra pavarësisht dallimeve politike.
Postimi i plotë:
Sot në Drenas të Kosovës!
Në konakun e Bacës Tush Lladrovci – shtëpia e Herojve të Kosovës, Nderi i Kombit, Fehmi dhe Xhevë Lladrovci – me ftesë të djalit të kësaj shtëpie simbol, Ramiz Lladrovci.
Ishte një nder i madh që bashkë me Pjerinin të jemi mes burrave që i dhanë Kosovës gjithçka – lirinë, pavarësinë dhe shtetin që kemi sot.
Një takim që nuk do ta harroj kurrë. Mes kaq shumë burrash që, pavarësisht bindjeve politike, bashkohen si vëllezër – sepse i lidh Ushtria Çlirimtare e Kosovës, i lidh gjaku i dëshmorëve dhe lufta për liri.
Faleminderit Ramiz Lladrovci për ftesën dhe mikpritjen në konakun fisnik të Bacës Tush – një shtëpi që është bërë histori e gjallë e qëndresës kombëtare.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.