Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq ka thënë se situata në Ballkanin Perëndimor duhet të diskutohet në Këshillin e ardhshëm Evropian, duke pasur parasysh tensionet e fundit në rajon.
Ai në një intervistë për France 24 përmendi Bosnjë-Hercegovinën, Serbinë, Kosovën, Malin e Zi, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, të cilat, sipas tij, “janë të gatshme të përshpejtojnë integrimin e tyre në BE”.
Megjithatë, ai bën thirrje për kujdes. Kryeministri kroat tha se aktualisht ka situatë politike të cilës duhet t’i kushtohet vëmendje.
“Ka një situatë politike dhe tensione që Evropa duhet t’i kushtojë sa më parë vëmendje. Ne duhet të veprojmë për stabilitet, të mbështesim forcat politike që janë për stabilitet dhe integrim evropian”, ka thënë ai./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.