×
  • Lajme
  • Lajme

    Tahiri i kërkon Qeverisë heqjen e taksës ndaj produkteve amerikane: U bëtë gazi i botës

    Reporteri
    05 Prill 2025 | 23:16

    Ish-shefi i deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri, i ka kërkuar Qeverisë së Kosovës që ta largojnë taksën ndaj ShBA-së për importin për të gjitha produktet amerikane.

    Kjo kërkesë e Tahirit vjen pas deklaratës që Komandanti Suprem i Forcave Aleate për Evropën, Gjenerali amerikan, Christopher Cavoli, e bëri në raportimin e tij përpara Senatit, ku konfirmoi përkushtimin e ShBA-së ndaj Kosovës.

    “Tash paramendoni, Qeveria e Kosovës ende analizon apo edhe heziton ta largojë një taksë ndaj Shtetit Amerikan, që nuk ka asnjë ndikim në buxhetin e Kosovës. Largojeni këtë taksë, se u bëtë gazi i botës”, shkroi Tahiri.

    Kërkesë zyrtare qeverisë për pezullimin e tarifave të importit për të gjitha produktet amerikane i ka bërë edhe e para e shtetit, Vjosa Osmani.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!