Një vetaksident trafiku ka ndodhur sot në mesditë në rrugën Prishtinë-Pejë, ku kanë mbetur të lënduar katër persona.
Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net, zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha.
Ai i bëri thirrje shoferëve që të jenë më vigjilent gjatë drejtimit të automjeteve në ditët me reshje.
“Rreth orës 13:20 në rrugën Prishtinë – Pejë, në Bresje është shkaktuar një vetaksident trafiku, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe si pasojë lëndime kanë marrë katër persona. Njësiti për menaxhim dhe kontroll në autostradë është marrë me rastin dhe qarkullimi është zhvilluar normalisht. Kërkojmë nga drejtuesit e automjeteve që të jenë vigjilent gjatë drejtimit, posaçërisht kujdes të shtuar të aplikohet kur kemi reshje dhe lagështi në rrugë, në mënyrë që të shmangen aksidentet rrugore që shpesh po rezultojnë me pasoja të rënda”, tha Hoxha për Reporteri.net.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.