Redaktori i Radio Televizionit të Kosovës, Besart Galica, ka publikuar një fotografi të babait të Dritan Abazoviqit, duke bërë homazhe në Gazimestan, ku poshtë në shirit shkruan – luftëtarëve serbë.
Galica përmes një postimi në Facebook ka shkruar se veprat e favoret e Dritan Abazoviq bërë Serbisë e kanë një gjenezë, duke thënë se ky i fundit në protestën e djeshme në Ulqin shtirej në kërcënimet që i bënte qeverisë malazeze, shkruan Reporteri.net.
Postimi i tij:
Është shumë shqetësuese për shqiptarët e Malit të Zi, përkatësisht Ulqinit situata aktuale, e sidomos fjalimi pompoz i Dritan Abazoviqit, ku klithte, shtirej, kërcënonte qeverinë malazeze, por veprat e tij, favoret e tij bërë Serbisë e kanë një gjenezë.
Në fotografi, shihet babai i tij Džo Abazoviq (në mes) duke bërë homazhe në Gazimestan. Shiriti poshtë ku shkruan – luftëtarëve serbë.
Në fotografinë e dytë shihet një malazeze që në protestën e djeshme ia kujtoi dëmin që i ka shkaktuar Malit të Zi, në këtë pankartë shkruan:
“Nuk mund të mbrojë bregdetin malazez ai që me një firmë ia dha vëllazërisht Beogradit territorin e Malit të Zi dhe 1000 vite histori.”
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.