Eksperti i sigurisë, Burim Ramadani, ka reaguar pas mbledhjes urgjente të Këshillit të Sigurisë së Kosovës, të thirrur nga Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ku nga ky i fundit u ngritën akuza për ndërhyrjet e Serbisë në procesin e formimit të institucioneve të legjislaturës së nëntë.
Ramadani, ndërsa pranoi se nuk duhet minimizuar rrezikimi i sigurisë kombëtare nga Serbia, vuri në pah domosdoshmërinë e rivendosjes së partneritetit me SHBA-në dhe ndërtimin e një platforme të përbashkët me shumicën shqiptare.
“Nuk ka asnjë dilemë që Serbia synon ta bartë krizën e saj brenda Kosovës. Askush nuk duhet ta minimizojë këtë rrezik të sigurisë kombëtare të Kosovës. Prandaj, është e domosdoshme që shumica shqiptare – të cilën qytetarët e kanë mbështetur për ta ndrruar udhëheqjen shtetërore – të ulet së pari brenda vetes e ta ndërtojë platformën e përbashkët. Njëkohësisht, ta ri-vendos partneritetin me SHBA-në në siguri dhe mbrojtje. Siguria e mbrojtja janë çështje urgjente për t’u bashkërenduar!”, ka shkruar ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.