×
  • Lajme
  • Lajme / Drejtësi

    Sallahu: Gjykimi i terroristëve të rastit Banjska duhet të përfundojë shpejtë, Lista Serbe të shpallet organizatë terroriste

    Reporteri
    06 Prill 2025 | 19:04

    Zëvendësministri në detyrë i Drejtësisë, Blerim Sallahu ka thënë se shqyrtimi i aktakuzës dhe gjykimi i terrorsitëve serb në rastin e Banjskes duhet të marrë sa më shpejt epilog duke përfshirë edhe shpalljen e Listës Serbe si organizatë terroriste.

    Secili aktgjykim tjetër i gjykatës kompetente, sipas tij është cenim brutal i sigurisë shtetërore të Republikës së Kosovës.

    “Shqyrtimi i aktakuzës dhe gjykimi i terrorsitëve serb në rastin e Banjskes duhet të marrë sa më shpejt epilog duke përfshirë edhe shpalljen e Listës Serbe si organizatë terroriste. Secili aktgjykim tjetër i gjykatës kompetente është cenim brutal i sigurisë shtetërore të Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai në Facebook.

    Kujtojmë se minsitri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, njoftoi sot se në një operacion të përbashkët të realizuar nga organet e sigurisë dje dhe sot janë ndaluar gjithsej 16 persona, të ndarë në katër automjete me targa të Kragujevcit të Serbisë.

    Sipas tij, struktura e të ndaluarve ishte e kombinuar, ku katër prej tyre rezultuan të jenë oficerë aktivë të shërbimeve të sigurisë së Serbisë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!