×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Presidenti i Izraelit: Gjatë Holokaustit populli shqiptar ishte simbol nderi dhe kurajoje

    Reporteri
    07 Prill 2025 | 11:29

    Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, ka pritur në një vizitë zyrtare kryeministrin shqiptar, Edi Rama, të cilit i ndau Medaljen Presidenciale të Nderit.

    Herzog, i cili vetë ishte në Shqipëri shtatorin e kaluar, e mirëpriti Ramën në Izrael duke i shprehur falënderimin për mbështetjen e fuqishme të popullit shqiptar për popullin hebre.

    Presidenti izraelit nuk harroi strehimin e hebrenjve nga shqiptarët gjatë Luftës së Dytë, duke përmendur edhe Kodin e Besës në mesin e popullit shqiptar.

    “Është nder e kënaqësi t’ju akordoj medaljen presidenciale të Izraelit. Medalja presidenciale e nderit e Izraelit nderon ata që kanë ndriçuar botën me udhëheqjen e tyre e të jashtëzakonshme, qartësinë morale dhe vlerat demokratike dhe ata që kanë dëshmuar miqësinë tyre të guximshme me popullin hebre dhe Izraelin. Kodi shqiptar i besës, betimi i shenjtë i nderit, ndihet i pranishëm në këtë holl. Besa ka udhëhequr kombin shqiptar dhe ka mbajtur pishtarin e dritës në orët më të errëta”, tha Herzog.

    “Gjatë Holokaustit, populli shqiptar ishte simbol nderi dhe kurajoje. Me kurajo iu dhanë strehë grave e burrave hebreje, të cilët arratiseshin nga pjesë të tjera të Europës dhe duke bërë këtë ndihmuan në mbrojtjen dhe ruajtjen e njerëzimit përballë krimeve më të mëdha midis qenieve njerëzore. Kjo thirrje integriteti e nderi rrënjosur fort në popullin tuaj, gjen jehonë në qëndrimin tuaj të pakompromis kundër antisemitizmit e urrejtjes. Unë personalisht u mallëngjeva gjatë vizitës time në Tiranë në shtator nga dhembshuria prekëse”, tha presidenti izraelit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!