×
  • Lajme
  • Lajme

    Haziri: Letra i është adresuar kryetarit të LDK-së vetëm dhe vetëm ai mund te deklarohet

    Reporteri
    07 Prill 2025 | 14:36
    Foto: Adriatik Jakupi, Reporteri

    Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka hezituar ta komentojë ftesën e kryetarit të LVV-së, Albin Kurti, drejtuar kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, për takim të mërkurën ose të enjten për të diskutuar për formimin e institucioneve Kuvendit dhe Qeverisë.

    “Letra është adresuar Kryetarit të LDK-së vetëm dhe vetëm ai mund te deklarohet!”, tha Haziri për RTV21.

    Ftesa e Kurtit drejtuar LDK-së vije pas takimeve që kishte zhvilluar me partitë minoritare jo serbe në objektin e Qeverisë. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dje ishte ankuar se Serbia po ndërhynë për pengimin e formimit të institucioneve të reja përmes ndikimit te deputetët e partive minoritare jo serbe.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!