×
  • Lajme
  • Lajme / Fb

    Kallëzimi penal nga Komuna e Prishtinës, dorëhiqet drejtori i Inspektoratit së Trashëgimisë Kulturore

    Reporteri
    07 Prill 2025 | 21:36

    Drejtori i Inspektoratit për Trashëgimi Kulturore, Imer Hakaj, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë, pas kallëzimit penal që Komuna e Prishtinës ka bërë sot ndaj inspektorit Pajtim Zogaj.

    Në postimin e tij, Hakaj ka thënë se ndjen përgjegjësi të plotë zyrtare për mosveprimet me kohë ndaj shkelësve të ligjit për trashëgimi kulturore nga ana e Komunës së Prishtinës.

    “Përgjegjës për të gjitha veprimet e ndërmarra deri më tani jam dhe mbetem vetëm unë, si Drejtor i Inspektoratit për Trashëgimi Kulturore, duke u nisur nga udhëzimi dhe miratimi për inspektim për Inspektorin e ITK-së”.

    “Unë nuk ndalem asnjëherë në angazhimin tim për drejtësi. Nga funksioni zyrtar, njoh vetëm ligjin dhe kurrë grupet e interesave ditore. Gjatë ditëve në vijim do të informoheni për të gjitha veprimet institucionale. Ndërkohë, nga sot ofroj dorëheqjen time nga detyra zyrtare për mosndërmarrjen e veprimeve me kohë. Ndiej përgjegjësi për këtë dhe kërkoj nga ministri im, z. Hajrulla Çeku, largimin tim të menjëhershëm nga detyra, për shkak të mosreagimit me kohë ndaj shkelësve të ligjit”, ka shkruar Hakaj.

    Ndryshe, Kryetari i Prishtinës Përparim Rama ka njoftuar se Komuna të cilën e udhëheq ai ka bërë kallëzim penal ndaj inspektorit të Inspektoratit për Trashëgimi Kulturore.

    Sipas Ramës autoritetet qendrore, pra qeveria po i pengon krejt projektet madhore.

    “Gjatë mandatit tonë qeverisës, kemi kërkuar vazhdimisht mundësi bashkëpunimi për të punuar në interes të qytetarëve të Prishtinës. Megjithatë, përpjekjet tona, në vazhdimësi janë penguar nga strukturat qeveritare, të cilat për arsye politike dhe interesa të ngushta kanë bllokuar realizimin e projekteve jetike për qytetin, madje duke shkelur ligjin!” – ka shkruar ndër të tjera Rama.

    Komuna e Prishtinës kallëzim penal ndaj inspektorit për Trashëgimi kulturore: Qeveria po na pengon

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!