×
  • Lajme
  • Lajme

    Lekaj: Në asnjë mënyrë nuk ia bëjmë Kurtit qeverinë, edhe nëse na ofron postin e kryeministrit

    Reporteri
    08 Prill 2025 | 8:59

    Pal Lekaj, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka deklaruar se në asnjë subjekti politik që ai përfaqëson nuk do ta ndihmojë Albin Kurtin, në krijimin e Qeverisë.

    Këtë deklaratë Lekaj e dha në Klan Kosova.

    “Kemi pasur qëndrimin e njëjtë dhe nuk do të ndryshojmë edhe sikur të na ofrojë postin e kryeministrit”, deklaroi ai.

    Top temë politike e së hënës ishte letra e dërguar në adresë të kreut të LDK-së Lumir Abdixhiku, nga kryeministri në detyrë Albin Kurti, i cili e fton në takim për t’u konsultuar rreth seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës dhe formimit të qeverisë së re.

    Zyrtarisht ende nuk dihet nëse Abdixhiku i ka kthyer ende përgjigje Kurtit. Mirëpo, për këtë janë kujdesur nëpër studio televizive e postime në rrjete sociale zyrtarët tjerë të kësaj partie.

    Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, ka thënë se tash e dy javë është konfirmuar qëndrimi i Kryesisë së LDK’së, që të mos ketë koalicion me Vetëvendosjen.

    “Na jemi kah pjesa e fundit e takimit dhe ftesave, Kurti ka takuar të gjitha partitë. Për 72 orë nga takimi me deputetë me grupe parlamentare tek liderët është ndryshim radikal. LDK-ja në asnjë formë nuk ka pasur takime me Vetëvendosjen. Tash e dy javë është konfirmuar qëndrimi i kryesisë së LDK-së, qëndrim që është marrë para dhe gjatë zgjedhjeve. Ne kemi thënë para dy javësh “JO” për koalicion me LVV”, tha Haziri.

    Letra e Kurtit drejtuar Abdixhikut, sipas Hazirit, duhet vlerësuar politikisht.

    “Kurti nuk është prej atyre politikanëve veç për të bë, veprimin e ka të mendum, akti ka ndodhë si i tillë, dhe duhet me vlerësu politikisht”, tha Haziri në Klan Kosova.

    Një deklaratë që lë të kuptohet se s’do të ketë një koalicion mes këtyre dy partive e ka bërë edhe Nënkryetarja e LDK’së, Doarsa Kica-Xhelili.

    Sipas saj, Kurti për këto katër vite i ka shërbyer përçarjes politike ndërshqiptare.

    “Kurtit për 4 vite, nuk i konvenoi asnjë politikan opozitarë shqiptarë. E tani, kur iu mbyll dera nga forcat më të mëdha politike shqiptare, ai po mundohet ta fshehë izolimin e vet politik pas tymnajës së akuzave për ndikime të jashtme. Herë ja zëmë rrugën ne, herë KQZ, herë PZAP… e akoma më shpesh vet rendi kushtetues”, ka shkruar ajo.

    Letra për Abdixhikun, nga LDK “ia mbyllin derën” Kurtit: JO koalicion

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!