×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet një person në Pejë, iu sekuestrua një pushkë gjuetie

    Reporteri
    08 Prill 2025 | 10:44

    Policia në Pejë ka arrestuar dje një person pasi kishte pranuar informatë që ai kishte armë gjahu.

    Të dyshuarit i është sekuestruar një pushkë gjuetie dytytëshe dhe nëntë fishekë të kalibrit 12 milimetra.

    “Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, Stacioni Policor Pejё, me datën 07.04.2025, rreth orёs 14:00, ёshtё njoftuar nga njё qytetar se kishte hasur njё person i cili kishte njё armё tё gjahut. Policia menjёherё ka shkuar nё vendin e ngjarjes, ku ka arrestuar tё dyshuarin dhe nga i njëjti janё sekuestruar:  njё (1) pushkё gjuetie dy tytёshe;  nёntё (9) fishekё kal.12 mm.

    Ai pas intervistimit nga hetuesit, me urdhёr tё prokurorit tё Shtetit, është liruar nё procedurë të rregullt.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!