Ka filluar takimi i ish-kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, me përfaqësuesit e partive politike, ku do të diskutohet për përgatitjen e seancës konstitutive të legjislaturë së nëntë.
Në këtë takim partitë politike kanë zgjedhur të mos shkojnë liderët e tyre politik.
Lëvizja Vetëvendosje në këtë takim po përfaqësohet nga anëtarja e Kryesisë, Albulena Haxhiu, e cila është edhe ministre në detyrë e Drejtësisë.
PDK-ja në takim po përfaqësohet nga nënkryetari i saj, Uran Ismaili.
Edhe LDK-ja në takim po përfaqësohet nga nënkryetarja, Doarsa Kica-Xhelili.
Kurse, prej AAK-së në takim po merr pjesë Sekretari i Përgjithshëm, Muharrem Nitaj.
Në takim po marrin pjesë edhe kryetarët e partive politike të minoriteteve jo serbe.
Pjesë e takimit është Duda Balje, Nenad Rashiqi, Fikrim Damka, Elbert Krasniqi dhe disa.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka caktuar 15 prillin si datë për mbajtjen e seancës konstituive për legjislaturën e nëntë.